Fluks i madh në Merdar, Policia kërkon të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare
Për shkak fluksit të madh në pikë-kalimin kufitar Merdar Policia e Kosovës kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit.
“Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madhë, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare”, njofton Policia e Kosovës.
Gjithashtu Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës bën apel te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar pasi që sipas tyre, koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e Kosovës./21Media
