Nxiti urrejtje në veprat e tij, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
”Rasti ka ndodhur më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, ku i pandehuri H.M., gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje. Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, ”Qohu Enver”,”Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe ”Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës’’, bëhet e ditur në komunikatë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021./21Media

Back to top button