“Fluturon” nafta, Qeveria ngre duart lart

Qeveria ngre duart përballë rritjes së çmimit të naftës. Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, nga foltorja e kuvendit tha se qeveria nuk ka faj.
“Sot çmimi i naftës është midis 190-194 lekë. Ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Cila është diferenca? Është naivitet që thoni qeveria, qeveria, qveria. Kjo ka të bëjë me tregun, jo qeverinë” tha Ahmetaj.
Çmimet e karburanteve pësuan sërish rritje ditët e fundit duke rënduar edhe më tej ekonomitë e qytetarëve shqiptarë.
Nafta e benzina arritën këtë fillim shkurti një tjetër çmim rekord.
Një litër naftë të mërkurën në kryeqytet u shit me 193 lekë për litër ndërsa një litër benzinë me 195 lekë duke pësuar një rritje me gati 8 lekë.
Rritje të ndjeshme po ashtu ka pësuar edhe gazi që tregtohet me 94 lekë.
Çmimi prej 194 lekësh i naftës është më i larti i arritur ndonjëherë në vend duke tejkaluar edhe nivelin prej 190 lekësh që u regjistrua në vitet e krizës ekonomike 2008-2009./oranews

Back to top button