FMN vazhdon ta mbështesë ATK-në

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon të mbështetet nga FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë përmbushja e obligimeve tatimore, përmes ofrimit të asistencës teknike.

Qëllimi i misionit është ofrimi i këshillave në drejtim të zhvillimit të procedurave për trajtimin e mos deklaruesve dhe borxhit tatimor.

Gjithashtu, vlenë të theksohet se ky mision është vazhdimësi e tri misioneve tjera, ku do të diskutohet edhe për progresin e arritur në zbatimin e rekomandimeve paraprake, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Back to top button