Luftë e madhe nga skuadrat angleze për Perisic

Kroati ka impresionuar me paraqitjet e tij mahnitëse në Serie A, edhe pse skuadra e tij nuk është në formën më të mirë

Konkurrencës së Chelseas dhe Arsenalit për të siguruar shërbimet e mesfushorit këmbëshpejtë të Interit, Ivan Perisic, iu ka bashkangjitur edhe skuadra tjetër angleze, Manchester United.

Pas formës së lartë të treguar nga lojtari, ka bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohet që ta kenë në radhët e tyre kroatin. Inter kërkon që të përfitojë rreth 35 deri në 40 milionë funte për mesfushorin e tyre.

Tash së fundmi, në garë për mesfushorin ka hyrë edhe skuadra e Jose Mourinhos, duke bërë që interesimi për lojtarin në fjalë të bëhet mjaft interesante.

Portugezi Mourinho e pëlqen shumë Perisicin dhe e kishte përcjellë atë nga afër gjatë një ndeshje të tij me kombëtaren e Kroacisë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button