“Fole e plagjiatorëve”- mbishkrime në objektet e Universitetit të Prishtinës

“Këtu ka plagjiatorë” e “UP – Fole e plagjiatorëve”, janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur.në objektet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Një grup i studentëve aktivistë vendosën parulla në objektet e Universitetit të Prishtinës kundër plagjiaturës së profesorëve. Në objektin e Fakultetit Filozofik u vulos: ‘Këtu ka plagjiatorë’, ndërsa në objektet tjera u vendos parulla ‘UP – Fole e plagjiatorëve’, si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës”, thuhet në njoftimin për media të këtij grupi të studentëve.
Ata kanë vlerësuar se plagjiatura është hajni dhe kanë thënë se për ta ajo është e papranueshme./21Media

Back to top button