Sot protestohet për dhunën ndaj të moshuarës në Pejë
Në Gjakovë sot do të protestohet për dhunën ndaj të moshuarës në Pejë, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”.
Protesta që është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare, do të fillojë nga ora 12:00, në lapidarin “Shokët e Lirisë”.
Kujtojmë se tri infermiereve të arrestuara iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të enjten./21Media