Fondacioni Obama përzgjedh Egzon Gashin për “Liderët e Evropës”

 
Drejtori organizatës “Teach For Kosova”, Egzon Gashi është përzgjedhur në programin e “Liderëve të Evropës” për vitin 2022 të Fondacionit Obama, fondacion që udhëhiqet nga ish-Presidenti amerikan Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michele Obama. Egzoni Gashi është në mesin e 35 personave nga e gjithë Evropa në këtë misionin e Fondacionit Obama për të ndryshuar botën.
Për të folur për këtë të arritur të tij, Egzon Gashi ishte i ftuar sot në emisionin “Bon Bon” të RTV21.
Ai ka treguar për rëndësinë e pjesëmarrjes në një program të fondacionit Obama.

Egzon Gashi ka shpjeguar për mënyrën e përzgjedhjes për pjesëmarrje në një program të fondacionit Obama.

Egzon Gashi, përfitues i fondacionit Obama, ndër të tjera në “Bon Bon”, ka folur edhe për qëllimet e tij. “Qëllimi im është i thjesht, por që për tu arritur është jashtëzakonisht e vështirë. Qëllimi është të ndërtohet një sistem i arsimit në Kosovë, ku secili fëmijë ka qasje në arsim cilësor”, ka thënë ndër të tjera ai./21Media

Back to top button