Kurti dhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë diskutuan për çështjet e sigurisë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim, me të cilët diskutoi për të drejtat e pakicave, sundimin e ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.
“Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.”, u bë e ditur në komunikatë.
Kryeministri Kurti e falënderoi Davenport-in për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë./21Media

Back to top button