Fondet për shënimin e 28 Nëntorit, Gjilani i dhuron për familjen Abazi

Gjilani ndihmon familjen e Isa e Shemsedin Abazi

Të gjitha paratë të cilat do të shpenzoheshin për festën e flamurit sot janë dhuruar për familjen Abazi të cilës i vdiqën dy djemtë në Durrës. Kështu ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit. “Në mëngjes kam vendos që mjetet e parapara për manifestim do të zhvendosën për familjen Abazi, dhe disa për qytetarët në Shqipëri, nuk kam shifër të saktë por vijat buxhetore janë të qarta” tha ai.

Haziri në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se vetëm një aktivitet do të mbahet gjatë ditës së nesërme. “Me keqardhje kemi marrë lajmin për dy bashkëqytetaret tonë, lutemi që Isa e Shëmsëdini si dy njerëz që në këtë fatkeqësi humben jetën të jenë viktimat e fundit. Ne si komunë solidaritetin tonë ngushëllimin e kemi adresu te familja Abazi, duke anulu aktivitete, përveç shtatorës së Mulla Idriz Gjilanit”, tha ai.

Kryetari Haziri falënderoi qytetarët e Gjilanit për kontributin që kanë dhënë për banorët në Shqipëri. “Falënderoj qytetaret për solidaritet, në lutemi që viktimat dhe dëmet të jenë sa më të vogla. Në me shumë se të gjithë të tjerët e kuptojmë këtë tragjedi që i përcjellë qytetarët atje. Gjilani ka ofruar shtëpitë e tyre, deri tash janë lajmruar 25 familje më u strehu në Komunën tonë, ne i mirëpresim. kemi krijua një ekip emergjent, unë e kam konstatuar kryeministrin Edi Rama i cili ka shprehë ngushëllime për familjen e dy qytetarëve tanë”, theksoi ai.

Në tërmetin e djeshëm në Shqipëri, kanë vdekur edhe dy qytetar nga Komuna e Gjilanit, Isa Abazi 29 Shemsedin Abazi 32 janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e hotelit në të cilin po qëndronin.

Në shenjë solidarizimi me qytetarët e Shqipërisë, Komuna  e Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitete për ndarë të 28 nëntorit, ndërsa qytetarët janë mobilizuar duke ndarë fonde dhe gjëra ushqimore për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri./kallxo.com

Back to top button