Fondi i Sigurisë, Syla: Kemi plane konkrete për të realizuar

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se qytetarët duhet ta kenë besimin e plotë se Ministria e Mbrojtjes është në krye të detyrës dhe ka planet konkrete të cilat i ka në synim ti realizojë.
Sipas tij, buxheti po i inkurajon ata dhe po u jep fuqinë që t’i realizojnë projektet.
“Ne pikësynimin tonë e kemi blerjet dhe armatosjen e forcës sonë që të kemi fuqi zjarri. Duhet të jenë të përgatitur me pajisjet dhe mjetet që janë të nevojshme dhe të dedikuara të përgjigjen në situatën që tash jemi rrethuar”, tha Syla në Click të RTV21./21Media

Back to top button