Kaloni te përmbajtja kryesore

“Fondi për Ballkanin Perëndimor e ka selinë në Tiranë

Hoxhaj ka thënë se duke e votuar këtë marrëveshje nuk cenohet integriteti i vendit

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektmarrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, për të cilën thotë se është në interes të Kosovës.

Hoxhaj ka siguruar deputetët se votimin e kësaj marrëveshje nuk cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit, pasiqë thotë se selia e këtij fondi do të jetë në Tiranë.

Hoxhaj ka theksuar se projektmarrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor ka të bëjë me arsimin e lartë, hulumtimet shkencore dhe kulturën, në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E kundërshtojmë çdo tendencë për interferim diplomatik nga Serbia. Shtetet kombe do të mbesin ato që janë”, tha Hoxhaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button