​Forca e Sigurisë së Kosovës institucioni më i besueshëm në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit bazuar në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, vlerësohet institucioni më i besueshëm në Kosovë.

“Puna angazhimi i palodhshëm i secilit ushtarak, përfaqësimi i Kosovës në misionet jashtë vendit, angazhimi në ndihmë të qytetarëve, rezultatet në studime, trajnime e gara në mbarë botën demokratike, transparenca dhe përkushtimi për t`i shërbyer vendit ka krijuar besimin e qytetarëve duke radhitur Forcën e Sigurisë së Kosovës, Institucionin më të besueshëm në Republikën e Kosovës, ku 67 % e të anketuarve janë përgjigjur se kanë besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së ky vlerësim i qytetarëve i bën të lumtur por edhe i obligon të jenë edhe më të përkushtuar në punën e misionin fisnik që populli i Kosovës i ka besuar ushtarëve të vet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button