Forcat ruse granatojnë një jetimore fëmijësh
Një jetimore në Vorzel, një qytet i vogël rreth 40 km larg Kievit, është goditur nga granatimet e forta ruse, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.
Iryna Venediktova shkroi në ”Facebook” se nga një raketë ruse u godit një jetimore në qytet ku strehoheshin 50 fëmijë.
Ajo tha se nuk kishte viktima dhe vuri në dukje se “po merren masa për evakuimin e tyre”.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët ukrainas njoftuan se një numër fëmijësh ishin plagosur nga granatimet ruse të qytetit të Okhtyrka në rajonin lindor të Sumy.
Dmytro Zhyvytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se një zonë banimi, disa strehë për bomba dhe një kopsht fëmijësh ishin goditur nga një breshëri artilerie./21Media