Forcat ruse kanë bërë “disa përparime të vogla” në rajonin Donbas

Forcat ruse kanë bërë “disa përparim të vogël, veçanërisht në pjesën veriore të Donbasit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të enjten.
Ky përparim i vogël nuk është përparimi që SHBA-ja beson se forcat ruse “pritnin të bënin në këtë pikë”, në rajon, shtoi Kirby.
“Në rajonin e Donbasit, ne ende do të vlerësonim se ukrainasit po bëjnë një rezistencë shumë të ashpër. Dhe se rusët nuk kanë bërë përparimin që ne besojmë se prisnin të bënin në këtë pikë. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë bërë ndonjë përparim”, tha ai./21Media

Back to top button