Kaloni te përmbajtja kryesore

Forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin e Donbasit

Forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, tha sonte presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video.
“Në Donbas, pushtuesit po përpiqen të ushtrojnë edhe më shumë presion”, tha Zelensky, shkruan BBC.
“Është ferr atje – dhe ky nuk është një ekzagjerim”, shtoi ai.
Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi ka tërhequr forcat e saj nga afërsia e kryeqytetit Kiev./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button