Forcat ruse marrin kontrollin e Lysychansk!

Forcat ruse dhe separatiste kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, citon agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass të ketë thënë ministria e mbrojtjes.
Ministria ruse tha më herët të dielën se forcat e saj kishin rrethuar Lysychansk dhe tani po luftonin brenda qytetit, transmeton rtv21.tv.
Në një deklaratë, ministri rus i mbrojtjes thotë se i tha presidentit rus Vladimir Putin se i gjithë rajoni i Luhanskut është “çliruar”./21Media

Back to top button