Ukraina mohon se Rusia mori kontrollin e Lysychansk

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak, i tha BBC-së se qyteti i Lysychansk nuk është nën “kontrollin e plotë” të forcave ruse, pavarësisht pretendimeve të Moskës se qyteti ka rënë.
Por, ai shtoi se situata në qytet kishte qenë “shumë intensive për një kohë të gjatë tani” me forcat tokësore ruse që “sulmojnë qytetin pa pushim”, transmeton rtv21.tv.
“Për ukrainasit, vlera e jetës njerëzore është një përparësi kryesore, kështu që ndonjëherë ne mund të tërhiqemi nga zona të caktuara në mënyrë që t’i rimarrëm ato në të ardhmen”, shtoi ai./21Media

Back to top button