Forcat ruse po përgatiten për “tërheqje të mundshme” në Kherson

Forcat ruse në Khersonin e pushtuar po përgatisin “pozicione mbrojtëse” përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro dhe po lënë shtigje të vogla për një “tërheqje të mundshme” nga bregu perëndimor, pretendoi ushtria e Ukrainës të martën. 

“Sipas informacionit të disponueshëm, armiku po rregullon pozicione mbrojtëse në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro në rajonin Kherson.Afër vendbanimit Hornostaivka, njësitë inxhinierike dhe xheniere të trupave pushtuese ruse po vendosin mina përgjatë vijës bregdetare, duke lënë shtigje të vogla për tërheqjen e mundshme të trupave të tyre nga bregu i djathtë (perëndimor)”, tha Forcat e Armatosura të Ukrainës në përditësimin e saj të përditshëm operacional. 

CNN nuk mund të konfirmojë pretendimin e ushtrisë ukrainase./21Media 

Back to top button