Forcat ruse rrethojnë qytetin e Chernihiv

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë rrethuar qytetin Chernihiv, i cili është rreth 150 km në veri të kryeqytetit Kiev.
“Bllokimi i qytetit të Chernihiv ka përfunduar”, tha zëdhënësi Igor Konashenkov, në komentet e raportuara nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Ai tha gjithashtu se duke marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit – për të cilin raportuam më herët – forcat ruse “shkatërruan” 200 forca speciale të Ukrainës./21Media

Back to top button