Forcat ruse vazhdojnë përpjekjet për të rrethuar Bakhmutin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe komandantë të lartë ushtarakë janë zotuar të vazhdojnë të mbrojnë qytetin lindor të Bakhmut, sipas një deklarate nga zyra e presidentit.
Ata u shprehën në favor të vazhdimit të operacionit të mbrojtjes dhe forcimit të mëtejshëm të pozicioneve në Bakhmut.
Në këtë takim “u diskutua në detaje situata në Bakhmut”, shton ai.
Në takim morën pjesë edhe figura të tjera të larta në qeveri, duke përfshirë shefin e zyrës presidenciale Andriy Yermak, shefin e inteligjencës së mbrojtjes Kyrylo Budanov, kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Oleksii Danilov.
Rusia thuhet se po bën përparim në përpjekjet e saj për të marrë Bakhmutin, me luftime intensive të raportuara të hënën në mëngjes.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka minimizuar rëndësinë e qytetit, duke thënë se ai nuk do të përbënte “një pengesë operacionale apo strategjike” për ushtrinë ukrainase nëse Bakhmut bie në duart e forcave ruse./21Media

Back to top button