Forcat speciale afër qendrave tregtare, reagon Policia

 
 
Forcat e Njësisë Speciale janë parë afër qendrave tregtare në Kosovë, kanë treguar lexuesit për RTV21.
Portali rtv21.tv ka pyetur lidhur me këtë rast Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka, trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë.
Tutje në përgjigjen e tyre kanë thënë se varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.
Ambasada Amerikane në Kosovë ka publikuar njoftim për shtetasit e saj, siç bën zakonisht në faqen travel.state.gov. Të dhënat e publikuara për Kosovë, të publikuara me datën 22 nëntor, përmbajnë ndalesat e mundshme për virusin COVID-19, por edhe kujdesin ndaj sulmeve terroriste. Në këtë njoftim të datës 22 nëntori thuhet se shtetasit amerikanë duhet të rishqyrtojnë udhëtimet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të potencialit për trazirë civile për shkak të tensioneve etnike.
Gjithashtu në këtë faqe përmenden edhe disa lokacione, ku kërkohet të bëhet kujdes.
“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike”./21Media

Back to top button