Forcat ukrainase rimarrin 20% të Severodonetskut, tha kreu i Luhanskut

Forcat ukrainase kanë rimarrë rreth 20% të territorit që kanë humbur në qytetin e Severodonetsk, tha kreu i rajonit lindor të Luhanskut.
“Ndërsa më parë situata ishte e vështirë, përqindja [e mbajtur nga Rusia] ishte diku rreth 70%, tani ne i kemi shtyrë tashmë me rreth 20%”, tha Serhiy Haidai për televizionin kombëtar.
BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë këtë pretendim.
Forcat ruse janë ende të përqendruara në qytet, thanë forcat e armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.
Severodonetsku është strategjikisht jetik pasi një kapje ruse do të thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Luhanskun.
Rajoni i Donbasit përbëhet nga Luhansku dhe Donetsku. Disa besojnë se presidenti Putin mund të shpallë fitoren në luftë nëse forcat ruse marrin kontrollin e Donbasit, shkruan BBC./21Media

Back to top button