Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar sot se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.
Mehaj ka bërë të ditur se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.
“Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake. Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?