Formacionet e mundshme, Manchester United-Arsenal

Manchester United që i është rikthyer rezultateve pozitive pas startit të dobët të kampionatit duke regjistruar tre fitore radhazi, sot do të kërkojë edhe të katërtën, por që përballë do ta ketë Arsenalin, skuadër e cila nuk di për humbje në këtë edicion duke regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e para.
“Djajtë e kuq” të drejtuar nga trajneri Eric ten Hag kanë nëntë pikë në vendin e tetë dhe me një fitore eventuale ndaj skuadrës së Mikel Artetas do të ngjitej në pjesën e epërme të renditjes tabelare.
Nga ana tjetër “Gunners” do të synojnë që ta vazhdojnë këtë seri të rezultateve pozitive për t’u shndërruar si skuadër që pretendon titullin e kampionit në këtë edicion të Premier Ligës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Manchester United: (4-3-3): de Gea; Dalot, Martinez, Varane, Malacia; Eriksen, McTominay, Fernandes; Elanga, Rashford, Sancho.
Arsenal: (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, Saliba, Gabriel Magalhaes, Tierney; Xhaka, White; Martinelli, Smith Rowe, Saka; Jesus.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button