Vettingu i dorëzohet sot Kuvendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e sotme për media kanë bërë të ditur se sot Kuvendit i dorëzohet projektligji për Vettingun.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dokumentin për Vettingun do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka deklaruar se janë duke e vazhduar punën e tyre në aspektin e reformës së drejtësisë.
“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat japin dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin, e ndjehen të sigurt, e që për detyrë e ka shteti. Për këtë mbetemi të përkushtuar, pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, tha Kurti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button