Formacionet e ndeshjes Angli-Sllovaki

Anglia dhe Sllovakia takohen sonte nga ora 18:00 në Veltins Arena në Gelsenkirchen, në kuadër të 1/8 të finales së evropianit.
Do të jetë një duel mes kombëtares së parë nga grupi C dhe kombëtares së tretë nga grupi E.
Anglia ka qenë zhgënjyese deri më tani në turne. Skuadra e mbërritur në Gjermani si një nga favoritët tregoi shumë pak.
Në tri ndeshje në grup mposhti vetëm Serbinë, dhe luajti 1:1 me Danimarkën dhe 0:0 kundër Sllovenisë.
Sllovakia ishte pjesë e grupit më të çmendur, në të cilin të katër kombëtaret kishin nga katër pikë dhe në të cilin Ukraina pati më pak fat. E para ishte Rumania, e dyta Belgjika dhe e treta Sllovakia.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Zvicrës në çerekfinale më 6 korrik nga ora 18:00.
Formacionet:
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Mainoo, Rajs; Saka, Bellingham, Foden; Kane.
Sllovakia: Dubravka; Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Schranz, Strelec, Haraslin
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?