Formacionet zyrtare, Napoli-Inter, Rrahmani e Asllani startues

Interi do të përballet sonte me Napolin që tashmë është shpallur kampin duke kërkuar që të bëjë një hap para drejt sigurimit të top katërshes në Serie-A.

“Neroazzurrët” ende nuk e kanë të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi po kërcënohen nga Milani dhe Lazio.

Skuadra e Simone Inzaghit ka pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit kampionale, derisa janë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj sfide që fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona:

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Minjae, Olivera, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Elmas, Osimhen, Kvaratskhelia.

Inter: Onana, D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni, Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens, Lukaku, Correa

Back to top button