Petkoviqi ankohet te Lajçaku për arrestimin e serbit në Jarinjë

(Lajm i përditësuar)

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar për arrestimin e serbit me iniciale B.B sot në Jarinjë.

Petkoviqi ka thënë se ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me këtë çështje.

Petkoviqi ka thënë se 72-vjeçari po shkonte me bashkëshorten “në Pejë për një seancë dëgjimore lidhur me një kontest pronësor”.

“Ai u dërgua në qendër paraburgimi, para syve të bashkëshortes, nga policët e Kurtit dhe pavarësisht se ai i është nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore dhe vuan nga tensioni i lartë. Ai nuk ka mundur ta marrë me vete as një qese me barna. Zyra për Kosovë dhe Metohi menjëherë angazhoi një ekip avokatësh për mbrojtjen dhe personalisht kam kontaktuar familjen për të ofruar çdo lloj ndihme shtesë dhe për çdo gjë e informova drejtpërdrejt Miroslav Lajçakun”, ka thënë Petkoviq, raporton “Kosovo Online”.

Sipas Petkoviqit, bashkëshortja 72-vjeçarit është me prejardhje nga Peja, posedon një shtëpi në qendër të qytetit të Pejës “të cilën e ka konfiskuar Posta e Kosovës”. Ai ka thënë se seanca për këtë pronë do të mbahet nesër.

Ndalohet një serb në Jarinjë i dyshuar për shpërdorim të pasurisë

Në pikën kufitare në Jarinjë, sot është ndaluar një serb nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë.

Për rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka treguar se pas intervistimit i dyshuari është liruar.

B.B. 72-vjeçar është ndaluar në Jarinjë rreth orës 12:00 dhe është intervistuar në Drenas./21Media

Back to top button