Formacionet zyrtare të Cremoneses dhe Interit

Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes skuadrës së Cremoneses dhe asaj të Interit, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Cremonese barazoi 1:1 me Bolognan, kurse Interi u mposht befasisht nga Empoli me rezultat minimal 1:0.
Momentalisht, Interi zë vendin e katërt në tabelë me 37 pikë të arkëtuara, krahas Cremoneses që zë vendin e fundit në tabelë në kuotën e vetëm tetë pikëve.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit të kaluar, ku asokohe Interi regjistroi fitore me shifrat 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cremonesen nuk paraqiten Acella, Lochoshvili, Pickel dhe Quagliata, kurse te Interi mungojnë Barella, Dalbert dhe Skriniar.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Cremonese (3-5-2): Carnesecchi; Vasquez, Chiriches, Bianchetti; Sernicola, Valeri, Meite, CAstagnetti, Benassi; Ciofani, Okereke
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.

Back to top button