Formacionet zyrtare të Crystal Palace dhe Manchester Cityt

Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Crystal Palace u mposht 1:0 nga Aston Villa, kurse Manchester City e mposhti 2:0 Newcastle United.
Momentalisht, City zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 58 pikëve, krahas Crystal Palace që renditet në vendin e 12 me 27 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Crystal Palace nuk do të paraqiten Doucoure, Johnstones dhe Ferguson, kurse te City mungon vetëm i suspenduari Mendy.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Crystal Palace (4-2-3-1): Guaita; Mitchell, Guehi, Andersen, Clyne; Milivojevic, Lokonga; Olise, Schlupp, Zaha; Ayew.
Manchester City (4-1-4-1): Stones, Dias, Akanji, Ake; Rodri; Grealish, Silva, Foden, Gundogan; Haaland.

Back to top button