Formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Gjeorgjisë

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet miqësorja e dytë e këtij muaji për Shqipërinë, ku në stadiumin “Air Albania” pret Kombëtaren e Gjeorgjisë.
Në miqësoren e fundit të zhvilluar, respektivisht para tre ditësh, Shqipëria u mposht si mysafire nga Spanja me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket formës në pesë ndeshjet e fundit, Gjeorgjia ka treguar rezultate më të mira, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim, krahas Shqipërisë që ka dy fitore dhe tre humbje.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Shqipëria (3-5-2): Strakosha; Ismjali, Kumbulla, Gjimshiti; Roshi, Asllanaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj; Broja, Manaj.
Gjeorgjia (4-4-2): Mamardashvilli; Tsitaishvilli, Dvali, Kashia, Chabradze; Kvirkvelia, Kvekveskiri, Aburjania, Davitashvilli; Volkovi, Vako.

Back to top button