Formacioni zyrtarë i Liverpoolit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Stade de France” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Real Madridit e Liverpoolit, e vlefshme kjo për finalen e Ligës së Kampionëve.
Liverpooli hynë në këtë ndeshje me synimin e vetëm që të fitojë trofeun e shtatë evropian në histori të klubit, dhe të hakmerret për finalen e vitit 2018, ku u mposht pikërisht nga Reali me rezultat 3:1.
“Të Kuqtë” në çerekfinale e mposhtën Benfican me rezultat 6:4, kurse në gjysmëfinale e eliminuan brenda dy ndeshjeve Villarrealin me rezultat 5:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Jurgen Klopp do të ketë vetëm një mungesë në skuadër, ku nuk do të paraqitet belgu Divock Origi.
Tanimë, afro një orë para fillimit të ndeshjes, Klopp i kundërpërgjigjet Ancelottit duke publikuar formacionin me të cilin do ta fillojë takimin e sotëm, dhe atë zyrtarë e gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Thiago, Henderson; Salah, Mane, Diaz.

Back to top button