Fotografi Geert Weggen bën fotosesion me ketra për Pashkë

Kremta e Pashkëve shënohet këtë të diele më 17 prill. Kur jemi te kjo, fotografi i njohur suedez, Geert Weggen, ka bërë një video dhe një sesion fotografish lidhur me kremtën. Ai ka fotografuar disa ketra të cilët futen në shpirtin e saj me pozim pranë vezëve.
Këtë fotosesion e realizoi fotografi suedez Geert Weggen për disa javë radhazi.
Geert në një deklaratë për media ka thënë se shumë persona i thonë se imazhet si këto i disponojnë shumë. Ai ka treguar se realizimi i disa prej tyre merr kohë me ditë të tëra, por ka edhe prej atyre që i realizon më shpejtë.
Greert ka treguar se një prej fotove favorite që ka bërë me ketrat është kur njëri prej tyre mban një shportë me vezë.
Geert ka treguar se në përgjithësi i merr shumë kohë që të përgatitë fotosesione të tilla. Për ti tërhequr më shumë ketrat, ai u ofron atyre fara lule dielli, të cilat i vendos në kova.
Sa i përket karrierës së Geert për fotografi, ai tashmë njihet në mbarë botën për punën e tij. Postimin e fotografive e filloi në vitin 1986, fillimisht me ngjyra bardh e zi.
Ky fotograf javë më parë realizoi edhe një fotosesion fotografish me ketra, i cili reflekton në një koncert për paqen në botë./21Media

Back to top button