Billie Eilish paraqitet në “The Simpsons”

Ditë më parë, këngëtarja Billie Eilish ndau përmes instagramit lajmin se ajo dhe vëllau i saj Finneas do të paraqiten në një episodë të serisë së animuar “The Simpsons”.
Episodi që u titullua “When Billie Met Lisa”, u bë e ditur se do të transmetohet në Disney+ më 22 prill.
Në të shihen Lisa Simpson e cila kërkon një vend të qetë për të ushtruar në saksofon, dhe papritur atë e zbulojnë Billie e Finneas.
Më pas, të dy e ftojnë Lisën që ajo të shkojë në studion e Billie për një sesion special.
Premiera e kësaj episode koincidon me performancat e yjeve të rinj të muzikës në festivalin Coachella, ku pritet që Billie Eilish të interpretojë në skenë me 16 e 23 prill.
Eilish po rikthehet në këtë festival muzikor pas paraqitjes në vitin 2019, ku ajo vlerësohet se u bë e njohur globalisht.
Eilish po ashtu është këngëtarja më e re që ka interpretuar në këtë ngjarje madhështore dedikuar artit e muzikës.
Sa i përket serisë The Simpsons, familja Simpsons nuk është e panjohur për botën e muzikës. Dhjetorin e vitit të kaluar, në seri u paraqit edhe bendi Bad Bunny me videon muzikore “Te Deseo Mejor”
Episoda e re me Eilish është e katërta në koleksionin e paraqitjeve të yjeve të shoubiznesit ekskluzivisht në Disney+. Në mesin e atyre që u paraqitën më parë janë edhe nga Star Wars./21Media

Back to top button