Fotografitë që dëshmojnë se “Bota jonë është e bukur”

1 min read

Bota jonë është absolutisht e mahnitshme, unike dhe të lë pa frymë. Mjerisht, shpesh harrojmë se jetojmë në një vend kaq të mrekullueshëm.

Çmimi “CEWE Photo 2021” vendosi për një konkurs fotografie me temën “Bota jonë është e bukur” për të treguar se planeti ynë është plot me vende të mahnitshme, peizazhe, njerëz, kultura dhe shumë gjëra të tjera. Për të na kujtuar atë që është me të vërtetë e rëndësishme, fotografë nga mbi 170 vende dërguan fotografi për konkursin, transmeton rtv21.tv.

Organizatorët e konkursit treguan se mbi 606,289 fotografi ishin dërguar në adresën e tyre nga 170 vende të botës. Duke shtuar se nuk ishte detyrë e lehtë për jurinë.

Motoja e konkursit “Bota jonë është e bukur” u ringjall me të vërtetë.

Një çmim prej 250,000 € do të shpërndahen për një mijë fituesit e shpallur. Gjithashtu, fituesi i përgjithshëm merr një udhëtim me vlerë 15,000 € kudo në botë dhe një aparat tjetër me vlerë 7,500./21Media