Vranësira dhe shi në dy ditët e ardhshme
Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me temperatura të ulëta, kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore”, njofton IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?