FPPK organizon turneun e seniorëve për Ditën e Pavarësisë

Federata e Ping Pongut e Kosovës, do të organizojë një turne me seniorët për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftim turneu është paraparë të jetë i sistemit të hapur me kusht që nuk do të ketë masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë, në këto raste Bordi do të vendosë për numrin e pjesëmarrësve sipas propozimit të komisionit të garave.
Sipas FPPK-së, me këtë turne do të nisin zyrtarisht aktivitetet për vitin 2022.
Ky turne do të organizohet në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj me 20/02/2020 duke filluar nga ora 10:00.
Paraqitja e lojtarëve mund të bëhet deri të mërkurën me 16 shkurt në ora 16:00
Ndërkaq, shorti do të hidhet të enjten më 17 shkurt nga ora 20:00 përmes platformës online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve./21Media

Back to top button