Fraksion në VMRO-DPMNE

Mihajllovski, tha se viteve të fundit shumë vendime janë marrë pa vullnetin e mijëra anëtarëve të partisë

Disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë reforma urgjente brenda partisë, pasi siç thonë garnitura e deritanishme ka dështuar me rënien nga pushteti. Ata thonë se qëllimi i kësaj iniciative është që të demokratizohet partia dhe t’ju kthehet në duar anëtarëve të saj. Njëri nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Mihajllovski, tha se viteve të fundit shumë vendime janë marrë pa vullnetin e mijëra anëtarëve të partisë, të cilët kërkojnë ndryshime.

“Duhet të bëhen ndryshime në statut për të cilat angazhohemi, garantojmë barazi dhe mos diskriminim të të gjithë anëtarëve të partisë pavarësisht përkatësisë nacionale ose fetare, duke respektuar punën e aktivistëve me përvojë, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e VMRO-DPMNE-së. Organet e partisë kanë gjithashtu obligime të përcaktuara qartë që të zbatojnë politikat e anëtarësisë. Diçka gjë mungonte gjatë këtyre viteve, diçka që e solli partinë tone nga fitues në humbës”, u shpreh Aleksandar Mihajllovski, anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtarët e partisë, të cilët ngritën zërin kundër udhëheqësisë së tanishme të VMRO-DPMNE-së thonë se idenë e tyre e përkrahin edhe shumë deputetë të kësaj partie. Mihajllovski tha se për këtë iniciativë e dinë të gjithë përfaqësuesit e Këshillit qendror, madje edhe vet kreu i partisë Nikolla Gruevski, por, deputeti Ilija Dimovska thotë të kundërtën.

G: “Z.Dimovski ka një iniciativë për reforma në VMRO-DPMNE?

“Nuk e kam parë, jo nuk e kam parë! Akoma nuk e kam parë!”, tha Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kurse, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të konferencës për media, në rrjetin social duket qartë se Ilija Dimovski është duke e përcjellë këtë ngjarje.

Nga VMRO-DPMNE thonë se këto kjo iniciativë është ngritur nga persona që nuk kanë arritur të bëjnë karrierë dhe kanë qenë të padobishëm për partinë.

“Arsyet e pakënaqësive të këtij grupi janë thjeshtë dhe jo demokratike. Prandaj thirrja për reforma nuk erdhi as në fitoret e 2006, 2008, 2011 ose 2014, por vetëm tani kur një pjesë e tyre po përballen me ndryshime të vërteta në vendet e punës, në të cilat gjenden dhe ndalimi i të ardhurave paushallë që pranojnë shkaku ndryshimeve në Qeverinë e Maqedonisë”, nga VMRO-DPMNE.

Aleksandar Mihajllovski, i cili sot foli para gazetarëve është anëtarë i VMRO-DPMNE-së që nga viti 1996. Ka qenë kryetar i Komisionit juridik dhe i Komisionit për politikë të jashtë në parti, anëtarë i Komitetit qendror dhe ekzekutiv. Petar Bogojevski është anëtarë që nga viti 1995, si kryetar dhe themelues i Komitetit komunal në Krushevë, duke udhëhequr edhe disa organe partiake. Kostadin Bogdanov, për gjashtë vjet është agjent qeveritar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg dhe ka qenë kryetar i Komitetit komuna të Komunës Qendër./21Media

Back to top button