Franca dëbon gjashtë rusë të akuzuar për spiunazh

Gjashtë rusë të dyshuar se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë, ka njoftuar Ministria e Jashtme franceze.
“Të gjashtë supozohej se punonin nën mbulesë diplomatike dhe po punonin në kundërshtim me interesat tona kombëtare”, tha ministria në një deklaratë, përcjell rtv21.tv
“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës, thuhet në deklaratë. Për momentin nuk dihen detaje të tjera, raporton BBC
Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë, si dhe shumë vende të tjera evropiane./21Media

Back to top button