Franca dëshiron të “bëjë koston e luftës të padurueshme për Rusinë”

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne u tha ligjvënësve të hënën se megjithëse lufta në Ukrainë do të zgjasë, Franca është gati dhe dëshiron që “ta bëjë koston e luftës të padurueshme për Rusinë”.
Gjatë fjalimit të saj para dhomës së ulët të parlamentit të Francës, Borne theksoi se “Rusia ka të ngjarë të shkojë më tej në paligjshmëri dhe përshkallëzim” dhe se Franca “nuk do të dobësohet, as përballë agresorit rus dhe as për të mbrojtur francezët (popullin). Lufta në Ukrainë do të zgjasë, por ne jemi gati, rezistenca e popullit ukrainas na detyron, ne do të jemi në lartësinë e saj”.
Franca ka dhënë më shumë se 200 milionë euro ndihmë për Ukrainën dhe 2,500 tonë materiale janë dorëzua, transmeton rtv21.tv.
Borne shtoi se “sanksionet kundër Rusisë po funksionojnë. Faktet janë aty: ekonomia ruse po mbytet”.
Qëllimi i Francës në konflikt është çmilitarizimi dhe vendi është “i vendosur që krimet e kryera nga Rusia do të dokumentohen, gjykohen dhe dënohen”, tha Borne.
Para fjalimit të Borne, deputetët e nderuan ambasadorin e Ukrainës në Francë, Vadym Omelchenko, i cili ishte i pranishëm në seancë./21Media

Back to top button