Franca dhe Gjermania parashikojnë politikë të re pas Ukrainës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka propozuar një komunitet të ri politik në dritën e krizës në Ukrainë – një ide e përshkruar si shumë interesante nga homologu i tij gjerman Olaf Scholz.
Në vizitën në Berlin, Macron ka folur për përshpejtimin e bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera evropiane jo-anëtare të BE-së për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin. Ai ka thënë se statusi mund të zbatohet për Ukrainën, si dhe kombet që nuk duan të bashkohen me bllokun 27-vendesh.
Macron ka thënë se Ukrainës mund t’i duhen dekada për t’u konfirmuar si anëtare e BE-së, përcjell rtv21.tv
Komisioni Evropian do të synojë të japë opinionin e tij muajin e ardhshëm mbi ofertën e Ukrainës për anëtarësim, tha më herët presidentja Ursula von der Leyen./21Media