Pamje ekskluzive nga dasma madhështore e Marigona dhe Robin Krasniqit

Sonte në Prishtinë po mbahet ceremonia e martesës së çiftit të njohur të Kosovës!
Marigona Krasniqi, fotomodele e njohur dhe Robin Krasniqi, kampion i boksit po e kurërozojnë dashurinë e tyre me martesë.
Marigona me një fustan të bardhë si në ëndërr dhe krah saj Robini elegant në frakun e zi, kaluan në pistën e tyre për të filluar një jetë të re, tashmë jo në pasarela mode e as në ring boksi por në sfidën më të bukur jetësore të bashkimit të tyre!
Mysafirë të shumtë nga bota e artit, televizionit e politikës, bashkë uruan dhe iu bashkuan gazmendit të tyre!
Urime Marigona e Robin! Paçit një jetë të lumtur! Kjo uratë shkon edhe nga kolegët e RTV21, ku Marigona kaloi një kohë të bukur të punës e shoqërimit!/21Media





Back to top button