Franca kufizon në mënyrë drastike udhëtimet nga Britania

Franca i do të ndalojë britanikët të vizitojnë vendin nga e shtuna në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen variantit të ri të Covid-19 Omicron.
Qeveria tha se nga e shtuna të gjithë jorezidentët do të duhet të kenë një arsye bindëse për të udhëtuar në Francë, transmeton rtv21.tv.
Të gjithë të ardhurit do të duhet të paraqesin një test negativ Covid më pak se 24 orë të vjetër dhe të izolohen për të paktën dy ditë.
Rastet e konfirmuara të Omicron janë aktualisht shumë më të larta në MB sesa në Francë.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi 78,610 raste të reja me Covid të mërkurën – numri më i lartë ditor i raportuar që nga fillimi i pandemisë.
Pak më shumë se 10 mijë janë konfirmuar me Omicron, por mendohet se rreth dyfishi i këtij numri janë raste të variantit të ri.
Franca raportoi 65,713 raste të reja me Covid gjatë një periudhe të ngjashme, por ka vetëm 240 raste të konfirmuara të Omicron. Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal tha se masat e reja ishin “madje edhe më drastike sesa ato që janë aktualisht në fuqi”.
Këto kufizime aktualisht zbatohen vetëm për të ardhurit që nuk janë vaksinuar plotësisht.
Jorezidentët do të kenë nevojë për arsye bindëse për hyrje, të cilat përfshijnë vizita familjare – por jo turizëm apo punë jo urgjente./21Media

Back to top button