Franca mbështet aplikimin e Kosovës në BE: Kusht dialogu me Serbinë

Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, në të njëjtën mënyrë si për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, kështu bëhet e ditur në një deklaratë të Ministrisë për Evropën dhe Politikë të Jashtme e Francës.
Tutje në këtë komunikatë thuhet se Franca ka kërkuar nga Kosova reformat në sundim të ligjit e mbrojtje të minoriteteve si dhe e ka përmendur dialogun me Serbinë si kusht kyç për afrim me Evropën

“Kosova, sikur Serbia, duhet të angazhohet me përgjegjësi e konstruktivitet në dialog me synim të normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të të dyja vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Në thirrjen për Kosovën, Franca ka thënë se “do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën në këto sfera”./21Media

Back to top button