Franca rihap kafenetë, restaurantet dhe hapësirat kulturore

 

Kafenetë, restaurantet, marketet dhe hapësirat kulturore në Francë pritet të rihapen, pas mbylljes në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Nga e mërkura, në grup prej 6 personave lejohet të dalin së bashku, në vende të hapura në resataurante.

Ekspertët mjekësor, raportojnë se ka rënë numri i të infektuarëve, mesatarja 13 mijë raste, për dallim nga muajt e kaluar, ku regjistroheshin mbi 40 mijë raste të reja çdo muaj.

Sa i përket vaksinimit, në Francë janë vaksinuar mbi 20 milionë njerëz, vetëm me dozën e parë dhe rreth nëntë milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Qeveria kishte pasur target të vaksinonte rreth 20 milionë vetëm me dozën e parë të vaksinës.

Po ashtu, bëhet e ditur se pas të mërkurës, lehtësimi i masave përfshinë pritjen e vizitorëve në teatër, kinema, muze etj

Një burim i BBC raporton se njerëzit janë të lumtur që do t’i kthehen jetes sociale në Francë.

Gjersa po planifikohet kjo hapje e pjesshme, disa masa do të vazhdojnë për bizneset e caktuara.

Kafenetë dhe restuarantët nuk lejohet të pranojnë klientë, më shumë se deri në 50% kapacitet, ndërkohë që kinematë, teatrot do të punojnë me 35% kapacitet, maksimum 800 njerëz lejohen t’i frekuentojnë këto hapësira.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se kjo lëvizje e shtetit të Francës po bëhet me qëllim që të ringritet ekonomia e vendit.

Në Francë janë regjistruar më shumë se 5.9milionë raste të të infektuarëve me virus dhe mbi 108,201 vdekje, që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button