Franca tha se Putin dëshiron të heqë Ukrainën nga harta e kombeve

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të “heqë Ukrainën nga harta e kombeve”, tha të premten ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Në përgjigje, ministri i tha radiostacionit “France Inter” se sanksionet evropiane të shpallura në 24 orët e fundit janë krijuar për të “asfiksuar funksionimin e Rusisë, për të mbytur funksionimin e Rusisë”.
Putin, tha Le Drian, se “zgjodhi një ofensivë masive – ai ka vendosur të heqë Ukrainën nga harta e kombeve”.
Ministri tha se sanksionet franceze kundër Rusisë që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron “do të jenë drastike dhe të forta – që do të thotë ngrirja e mjeteve të tyre, ngrirja e librave të çeqeve të tyre, që do të thotë se nuk mund të kenë më aktivitete ekonomike në Francë”.
Ministri tha se liderët evropianë kishin marrë kërkesa ukrainase për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare, të cilat ai tha se po i ndiqnin.
“Ata kanë kërkuar një listë të tërë të pajisjeve [ushtarake] që ne po studiojmë”, tha ai.
Le Drian tha se siguria e presidentit ukrainas është “një element qendror i asaj që po ndodh tani”, pas komenteve nga Volodymyr Zelensky se Rusia po synonte atë dhe familjen e tij.
Ministri tha se “është e rëndësishme që [Zelensky] të mbetet në postin e tij” dhe se Franca është e gatshme të ndihmojë “nëse është e nevojshme”./21Media

Back to top button