Kosova vendosi sanksione ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla për sanksionet e ndaj Rusisë.
Sanksionet që Kosova vendosi ndaj Rusisë janë: Ngrirja e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrje ruse, elitat dhe akterët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë, individët do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo tranzitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione.
Ministrja Gërvalla tha se marrja e një vendimi të tillë kontribuon në vazhdimësinë e bashkëpunimit me ShBA-në, BE-në dhe partnerët e tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike.
Në orët e para të së enjtes, Rusia pushtoi Ukrainën./21Media