Francë, votohet pro ndalimit të mbajtjes së mbulesës në garat sportive

Senati francez ka votuar pro ndalimit të mbajtjes së mbulesës në garat sportive, me argumentin se neutraliteti është një kërkesë në fushën e lojës.
Dhoma e lartë legjislative franceze votoi në favor të ndryshimit të një ligji të propozuar që përcakton se me  veshjet e tilla, është e ndaluar për të marrë pjesë në ngjarje dhe gara të organizuara nga federatat sportive.
Në njoftimin e tyre, senatorët thanë qartë se amendamenti synon të ndalojë mbajtjen e mbulesës në garat sportive. Ata shtuan se mbulesa mund të vë në rrezik sigurinë e atletëve që e mbajnë atë.
Amendamenti i propozuar nga grupi i krahut të djathtë Les Republicains u miratua me 160 vota pro dhe 143 kundër, transmeton rtv21.tv
Një komision i përbërë nga anëtarë nga Senati dhe dhoma e ulët tani duhet të mblidhet për të gjetur një kompromis mbi tekstin përpara se të publikohet.
Është e paqartë nëse ndalimi do të zbatohet për Lojërat Olimpike Paris 2024. Ministria franceze e sportit nuk pranoi të komentojë rreth kësaj çështje.
Votimi erdhi një vit pasi ligjvënësit në dhomën e ulët të parlamentit francez miratuan një projekt-ligj për të forcuar mbikëqyrjen e xhamive, shkollave dhe klubeve sportive në një përpjekje për të mbrojtur Francën dhe për të promovuar respektin për vlerat franceze, një nga pikat historike të Presidentit Emmanuel Macron./21Media

Back to top button