Francezët sot vendosin

Le Pen apo Macron

Votuesit francezë sot zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm. Kandidat në raundin e dytë të zgjedhjeve janë Emmanuel Macron, 39 vjeçar, kundër Marine Le Pen, 48 vjeç.

Qytetarët në disa territore jashtë vendit kanë filluar votimin. Vendvotimet në Francë hapen në ora 08:00,  të dielën dhe mbyllen në orën 19:00. Vendet e votimit do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në ora 20:00, shkruan rtv21.tv.

Marcon dhe Le Pen janë ata të cilët kryesuan prej 11 kandidatësh në zgjedhjet e raundit të parë që u mbajtën më 23 prill. Emmanuel Macron kryesoi me 24% të votave duke e lënë pas kandidatë Le Pen me 21.3% të votave./21Media

Back to top button